Kosova
Kurti: Mbrojtja e territorit është interes vital
Bëhet e ditur se me pranimin e donacionit prej 55 automjeteve të blinduara nga SHBA-ja, ai tha se FSK-ja po zhvillohet dhe kjo falë aleatëve strategjikë që po ndihmojnë për sigurinë e vendit, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu Kurti potencoi se mbrojtja e territorit është interes vital dhe se të gjitha politikat do të bëhen në koordinim me NATO-n.
“Republika e Kosovës këto ditë është duke u përballur me sfida si rezultat i pandemisë globale. Institucionet po punojnë maksimalisht që kjo valë e re të kalojë me sa më pak dëme në ekonomi”.
“Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështet paqen në Lindjen e Mesme ushtarakisht. FSK po jep kontribut të veçantë në këto zhvillime. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK po punojnë pandalshëm për rritjen e kapaciteteve ushtarake”.
“Në rrugën e zhvillimit të ushtrisë sonë rol të rëndësishëm po luan SHBA dhe partnerët e tjerë strategjikë. Kjo mbështetje është vetëm një nga fushat ku SHBA-ja po ndihmon për sigurinë e vendit tonë”.
“Qeveria e Kosovës mbrojtjen e territorit e sheh si një interes vital shtetëror. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes që të jenë të përputhshme me NATO-n, me qëllim anëtarësimin në këtë organizatë”, tha ai, raporton EO.
“FSK-ja i ka më të mëdha aftësitë se sa mundësitë. Ne po u bashkëngjisim pajisje të tjera ushtarake, si këto pajisje moderne. Uroj që këto automjete të blinduara të përdoren në mënyrën më të mirë”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












