Lajme
Greqia pezullon nga puna mijëra punëtorë shëndetësorë të pavaksinuar
Mbi 6.500 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 500 anëtarë të shërbimit të ambulancave në Greqi janë pezulluar nga puna, sepse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.
Ministri grek i Shëndetësisë, Thanasis Plevris, bëri me dije se fakti që 400 punonjës të kujdesit shëndetësor morën vaksinën gjatë ditës së hënë, disa ditë para afatit, tregoi se vendimi i qeverisë për t’i bërë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e spitaleve po jepte efekt.
Duke u përpjekur për të lehtësuar çdo pasojë në sistemin shëndetësor, qeveria tha se legjislacioni do të ndryshohet për të lejuar që punonjësit të kthehen menjëherë në vendet e tyre të punës për sa kohë që ata marrin dozën e parë në ditët në vijim, po ashtu të rikthehen edhe ata që kanë marrë të paktën një dozë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi i qeverisë greke për të pezulluar ata persona të shëndetësisë të pavaksinuar me të dyja dozat shkaktoi protesta në shtetin fqinj.
Sipas autoriteteve, deri në 1 shtator të gjithë punonjësit e sektorit të shëndetësisë, mjekë dhe infermierë, duhet të ishin vaksinuar plotësisht, por jo të gjithë iu bindën këtij vendimi.
Rreth 53 për qind e popullsisë greke është plotësisht e vaksinuar dhe autoritetet shpresojnë të kapin shifrën 70% përgjatë muajve të vjeshtës.
Greqia të enjten raportoi 2.840 raste të reja me covid dhe 33 viktima.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar













