Lajme
A ndikon në fertilitet vaksina anti-Covid?
Mjeku Ilir Alimehmeti mohon teoritë konspirative se vaksina ndikon në fertilitetin e femrave apo meshkujve
Në një intervistë për News24, Alimehmeti thotë se kjo çështje është më shumë sensitive se sa me riskun që mbart infektimi. Sipas tij, nuk ka ende fakte të sigurta, pasi vaksinat kanë 8 muaj që kanë dalë, teksa duhet pritur për bebet e para nga nënat shtatzëna që normalisht lindin në muajin e 9-të.
Ai shton se nënave shtatzëna u jepen edhe këshilla të panevojshme ndonjëherë për siguri.
“Nuk e dëmton fertilitetin. Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte, se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë. Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla, edhe të panevojshme. A ka ndonjë problem të madh sikur shtatzënia të zgjatet 6 muaj? Sikur të bëhet vaksina tani e të shtyhet me muaj shtatzënia?”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












