Shqipëria
Shqipëri: 6 humbje jete në 24 orët e fundit, mes tyre një 49-vjeçar
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 959 qytetarë, në këto bashki: 347 në Tiranë, 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan.
Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 shtator 2021)
Raste të reja ditore 959
Të shëruar në 24 orë 891
Të shtruar në spitale 215
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5106
Testime totale 1,142,382
Raste pozitive 161,324
Raste të shëruara 145,845
Raste aktive 12,910
Humbje jete 2,569
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5477
Shkodër 1413
Durrës 1160
Fier 1160
Vlorë 791
Lezhë 679
Elbasan 636
Berat 532
Korçë 319
Kukës 286
Gjirokastër 240
Dibër 217/Top Channel
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në












