Kuriozitete
BMW prezanton makinën që parkohet vetë
Mësohet se BMW iX supozohet të jetë makina e parë nga prodhuesi bavarez i makinave, e aftë të parkohet dhe të ngasë vetveten në kushte të ndryshme. Kohët e fundit, BMW demonstroi në Motor Show në Mynih se çfarë mund të bëjë një SUV krejtësisht elektrik kur lihet në duart e veta në një zonë parkimi.
Videoja tregon se si një BMW iX ecën nëpër një parking, parkohet vetë dhe madje shkon në lavazh. Shoferi del nga iX dhe “udhëzon” makinën nëpërmjet një aplikacioni. Ky është vetëm një demonstrim dhe veprimet bëhen me ndihmën e një numri sensorësh, të pozicionuar përgjatë rrugës që mbulon BMW iX.
Megjithëse kjo teknologji është ndoshta shumë larg për t’u zbatuar në botën reale, është interesante të shihet se ku e vendosin prodhuesit e automobilave fokusin në teknologjinë e automatizuar të drejtimit.
https://www.youtube.com/watch?v=Cn6Tw5Ilwo0&feature=emb_title
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër














