Futboll
FC Kosova debuton me fitore
Kosova e Cyrihut kthehet me fitore pas humbjes së pësuar javën e kaluar. Ekipi kosovar ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Langenthalit dhe kështu renditet në pozicionin e 8-të të tabelës me dy humbje, dy fitore dhe një barazim
Ndeshja kësaj here nuk ishte zhvilluar të dielën si zakonisht, por të shtunën, si një shenjë respekt për ditët e falënderimit, pendimit dhe lutjes! Moti ishte i mirë, e vendet ishin mbushur me tifozë për të parë dy skuadrat që do të jepinin gjithçka për të fituar pikë.
Shansin e parë të madh e kishte Anti Renia, i cili u vu në skenë me mjeshtëri nga Ruhan Foniqi.
Më i riu i Kosovës, Max Mocanu, pati një shans tjetër të mirë, por goditja e tij nuk përfundoi në portë. “Nëse nuk shënoni, ju merrni …”, kjo është një thënie që askush nuk dëshiron ta dëgjojë. E njërit prej tyre që nuk i pëlqen aspak kjo thënie, është portieri i FC Kosovës, Arianit Lazraj. Ai ndali goditje të sigurta për shënim, duke mbajtur kështu ekipin të motivuar për lojë e fitore.
Në pjesën e dytë kundërshtari po rriste presionin duke kërkuar golin e barazimit, por FC Kosova kishte Arianit Lazrajn, i cili nuk lejoi lojtarët kundërshtarë ta tundnin rrjetën e tij.
Kështu, në minutën e 58-të, Ruhan Funiqi shërbeu Anti Renian, i cili duke qenë vetëm përballë portierit të mysafirëve, nuk e pati vështirë ta ngre epërsinë në 2:0. Por pas një zëvendësim të pakujdesshëm, në minutën e 80-të, kundërshtari e zvogëloi epërsinë në 2: 1.
Goli ishte kundër rrjedhës së lojës dhe i pamerituar, mirëpo futbolli ka edhe këto befasi.
Cilësia e vendasve vërehej. Ata po rrisin presionin dhe Kosova elektrizoi prapë tifozët me golin e shënuar përmes një kundërsulmi të shkëlqyer nëpërmjet Adijan Keranovic dhe Leandro Da Silva, i cili me shpejtësinë e tij la mbrapa kundërshtarin dhe luajti topin në mes, ku Jeton Dushi duhej vetëm të tundte rrjetën.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Kosovari që sulmoi hebreun, kishte precedent penal – përballej me deportim Kosovari që ka sulmuar një hebre ortodoks 26-vjeçar, kishte precedent penal. Tani është zbuluar se ai... -
Kantoni zviceran bën pagesat e para për viktimat e zjarrit në Crans-Montana -
Dhjetëra vende pune priten të shkurtohen në Zvicër -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit











