Lajme
OBSH rekomandon përzierje antitrupash për dy kategori pacientësh
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka rekomanduar një trajtim të bazuar në kombinimin e dy antitrupave monoklonalë, kazirivimab dhe imdevimab, të prodhuar nga Regeneron, për dy kategori të veçanta të pacientëve me COVID-19, sipas një njoftimi nga British Medical Journal (BMJ) në faqen e saj të internetit, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Kategoria e parë është ajo e pacientëve me sëmundje të vogla, por që, megjithatë, janë në rrezik të lartë për shtrim në spital.
Kategoria e dytë ka të bëjë me ata që vuajnë nga gjendje shëndetësore serioze ose kritike, pa treguar një përgjigje imune ndaj COVID-19.
Rekomandimi i parë bazohet në dëshmi të reja nga tre studime, që ende nuk janë rishikuar nga komuniteti shkencor, por që tregojnë se casirivimab dhe imdevimab ka të ngjarë të zvogëlojnë rrezikun e shtrimit në spital dhe kohëzgjatjen e simptomave tek personat në rrezik më të lartë për gjendje të rëndë të sëmundjes, të tilla si të pavaksinuarit, të moshuarit ose pacientë me imunitet të dobësuar.
Rekomandimi i dytë bazohet në të dhënat nga studimi Recovery, që tregojnë se dy antitrupat ka të ngjarë të zvogëlojnë vdekjet (duke filluar nga 49 më pak në 1 000 të sëmurë rëndë në 87 më pak në të sëmurë kritikë) dhe nevojën për ventilim mekanik te pacientët seronegativë.
“Casirivimab dhe imdevimab, kur përdoren së bashku, lidhen me proteinën Spike të SARS-CoV-2, duke neutralizuar aftësinë e virusit për të infektuar qelizat”, shpjegon BMJ.
Paneli njohu disa implikime të kostos dhe burimeve të lidhura me këtë trajtim, që mund ta bëjnë të vështirë qasjen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Për këtë OBSH ka nxitur prodhuesit dhe qeveritë të ndërhyjnë në çmimin e lartë dhe prodhimin e kufizuar të kombinimit të antitrupave, si edhe të sigurojnë trajtim të sigurt dhe të përshtatshëm të ilaçit.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











