Koronavirusi: çast pas çasti
Shefi i Pfizer-it jep parashikimin se kur do të rikthehemi në jetën normale
“Brenda 1 viti mendoj që do mund të rikthehemi në jetën normale”, është shprehur Bourla
Ekzekutivi i Pfizer, Albert Bourla, tha se brenda 1 viti do të ketë një rikthim në jetën normale, por shtoi se vaksinat vjetore të Covid-19 do të jenë të nevojshme.
“Brenda 1 viti mendoj që do mund të rikthehemi në jetën normale”, është shprehur Bourla.
Por ai paralajmëroi se kjo nuk nënkupton se nuk do vazhdojnë të shfaqen variante të reja dhe se nuk do të mund të vazhdojë normaliteti pa u vaksinuar.
Parashikimi i tij mbi rikthimin në normalitet përkon me komentet e ngjashëm të ekzekutivit të Moderna, Stephane Bancel. “Si sot, pas një viti”, tha Bancel për mediat zvicerane, ndërsa pyetej për rikthimin në normalitet, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ekzekutivi i Pfizer, Bourla sugjeroi se kjo do të ndodhë nëse vaksinat e koronavirusit bëhen vjetore. “Skenari më i ngjashëm është vaksinimi vjetor, për shkak se virusi është përhapur në të gjithë botën dhe do vazhdojmë të shohin variante të reja”, nënvizoi Bourla.
Në javën e kaluar, shefja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, autorizoi shpërndarjen e dozave nxitëse të Pfizer me BioNtech për ata në vende pune me rrezik të lartë të ekspozimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, kundërshton fortë administrimin e dozave të treta nxitëse, duke thënë se vendet e pasura duhet t’i japin dozat shtesë tek vendet e varfra me norma të ulëta të vaksinimit.
Bourla tha se nuk është e drejtë të vendoset për miratimin ose jo të dozave nxitëse, apo kushteve të tjera, nëse ato janë të nevojshme.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve











