Muzikë
“The Bloody Foreigners”: Shkencëtarët nga Londra që bëjnë rok shqip
Stereotipat e shoqërisë kosovare dhe ca tema që shpesh llogariten si tabu, kanë vend shumë qendror në tekstet e këngëve të “The Bloody Foreigners”
Cili është rezultati që del kur kombinohen: një inxhinier, një shkencëtar i gjenetikës molekulare, një kimist dhe një historian, vitet e investuara në shkollim, të të cilëve arrijnë një shekull?
Të katër këta persona përmblidhen në “The Bloody Foreigners”.
Para se të ishin “The Bloody Foreigners”, viti 1998 për Faton Bejtën dhe Fatos Dërgutin, që të dy nga Vushtrria, kishte rezervuar diçka tjetër.
Si 17 vjeçarë, përmes rrjeteve ilegale të kontrabandimit me njerëz, arrijnë në cakun e tyre, Anglinë. Kërkesa për lejeqëndrim u ishte pranuar menjëherë, duke u bazuar në gjendjen e atëhershme në Kosovë, nga ku më pas edhe fillojnë shkollimin dhe ngritjen e tyre akademike.
Duke qenë se ishin kohë të vështira në Kosovë, komuniteti shqiptar në Londër, ngushëllohej përmes takimeve të shpeshta, shkruan albinfo.ch. Pikërisht në një takim të tillë, dy Fatosët njohin edhe Ard Binakun, i cili më vonë do të bëhej pjesëtari i tretë i grupit.
Pos moshës së njëjtë dhe miqësisë që vazhdon ende, e përbashkëta e tyre ishte padyshim edhe muzika.
Pasditet apo edhe fundjavat ishin atëbotë kohëtakimet e rregullta të kësaj tresheje, me ç`rast fillimisht këndonin këngë të grupeve tjera siç ishin atëherë Gjurmët, Minatori, TNT etj. Por me kalimin e kohës, filluan t`i këndonin dhe përpunonin tekstet që tashmë kishin filluar ti shkruanin vetë.
“Mbështetja më e madhe ka qenë inkurajimi nga komuniteti shqiptar në Londër, ku janë krijuar platforma për të shfaqur artin tonë” thekson për albinfo.ch, Fatos Bejta. Ai, së bashku dhe me Fatos Dërgutin, nga katërshja e Grupit realizoi një koncert në Bernë, në kuadër të Festivalit të Filmit “Kino Kosova”.
Stereotipat e shoqërisë kosovare e po ashtu edhe ca tema që shpesh llogariten si tabu, kanë një vend shumë qendror në tekstet e këngëve të “The Bloody Foreigners”.
“Tekstet shqip të veshura shpesh me sarkazmin anglez si dhe me dykuptimësinë e fjalëve, janë ndër pikat kryesore që karakterizojnë tekstet tona. Në to ne shprehim edhe kundërshtimin tonë me shumë dukuri negative siç janë hipokrizia, seksizmi, homofobia e gjëra të tilla, të cilat i bëjnë dëm shoqërisë në përgjithësi” shprehet Fatos Dërguti, basisti i grupit.
Që nga performansat e tyre në para ne vitet 2004-2005, “The Bloody Foreigners”, kanë zhvilluar rregullisht aktivitetin e tyre në Londër.
Edhe pse muzika e tyre e veçantë tashmë kishte gjetur adhuruesit e saj, ishte viti 2010 kur The Bloody Foreigners mbajnë koncertin e tyre të parë në Kosovë, nga ku më pas pothuajse çdo vit ftoheshin në organizime të ndryshme.
Pas angazhimit të tyre shumëvjeçar në muzikë, më 2015 sjellin edhe albumin e tyre të parë dhe të vetëm deri më tash “Oh, Oh, Oh / Jadec”, ku përfshihen 17 këngë origjinale të grupit, të punuara ndër vite.
Paraqitja e tyre në Bernë, jo vetëm që ishte premierë në shtetin helvetik, por ishte po ashtu edhe e paraqitja e parë që nga viti 2019, shkruan albinfo.ch. Kjo pasi për shkak të pandemisë së COVID 19, si shkencëtarë që janë, “The Bloody Foreigners” kishin pezulluar përkohësisht aktivitetin e tyre, duke iu bindur plotësisht rregullave dhe kufizimeve të vendosura nga qeveria Britanike.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit Qytetarët në diasporë mund të aplikojnë deri më 17 maj; votimi do të zhvillohet me postë... -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala” -
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














