Lajme
Gjermani: Debatohet kufizimi i shpejtësisë në autostrada
Në Gjermani po zhvillohet debati i kahershëm për kufizimin e shpejtësisë në autostrada, i cili mund të marrë kthesë pas zgjedhjeve parlamentare: Numri i qytetarëve pro po rritet. Tifozët e shpejtësisë e quajnë limitmin si heqje lirie, përcjell albinfo.ch.
Ardhja e qeverisë se re vendosi në rend të ditës debati për kufizimin e shpejtësisë në autostrada. Pas zgjedhjeve të fundit (26.09) ligjëvënësit sërish diskutojnë për këtë, pa marrë dot një vendim, sepse në Gjermani opinionet janë të ndara mbi këtë temë. Gjermania është i vetmi vend në Europë që nuk ka kufizim shpejtësie në shumë autostrada. Sektori gjerman i automjeteve dëshiron të ecë pa frena, por për shkak të ndryshimit të klimës, pjesa më e madhe e qytetarëve duket se janë gjithnjë e më shumë pro kufizimit të shpejtësisë.
Ndonëse diskutimi për limitimin e shpejtësisë në autostrada vazhdon, në disa qytete po konkretizohet kufizimi i shpejtësisë në rrugët brenda qytetit në 30 km.
Një shembull është qyteti i Ahenit, ku me këtë kufizim jepet një sinjal për mbrojtjen e klimës. Këshilli i qytetit të Ahenit argumenton se limiti 30 km në orë i vendosur për rrugët kryesore e bën qytetin më të sigurt, më të pastër dhe pro-klimës. Enti federal për Mjedisin e konfirmon përmirësimin, e cilësisë së mjedisit nga ulja e shpejtësisë së automjeteve.
Por tifozët e shpejtësive të mëdha e shohin këtë gjë si „kufizim lirie”. Ata duan që të vazhdojnë të shijojnë shpejtësi më të larta se 200 km në orë: Sa më shpejt, aq më mirë. Për shumë gjermanë ngarja e automjetit duke shkelur gazin, është liri e madhe. Dhe limitimi i saj konsideorhet si kufizim lirie.
Megjithatë grupi i atyre që janë kundër kufizimit të shpejtësisë në autostrada dita-ditës po zvogëlohet. Gjithnjë e më shumë gjermanë duket se do të jenë të gatshëm ta pranojnë këtë kufizim për mbrojtjen e klimës. E tani që pas zgjedhjeve të 26 shtatorit qeveria e re, cilido qoftë konstelacioni i partive në koalicionin qeveritar, në përbërjen e tij do të jetë patjetër partia ambjentaliste Të Gjelbërit, e cila është partia që e ngre më shumë zërin kur është fjala për klimën e si rrjedhojë edhe për kufizimin e shpejtësisë në austostrada./DW
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











