E-Diaspora
Reagon Organizata e Veteranëve: UÇK ishte çlirimtare dhe jo terroriste
Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi mediat zvicerane e etiketuan UÇK-në si organizatë terroriste
Mediat zvicerane sërish në qendër të vëmendjes sa i përket futbollistëve shqiptarë. Pas rastit të vitit 2018, kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e bënë shqiponjën me duar ndaj Serbisë, tashmë kanë ‘shpërthyer’ kur një tifoz pas ndeshjes së Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut, i ka vendosur Shaqirit xhaketën me emblemë të UÇK-së, duke e quajtur organizatë terroriste, pa asnjë fakt dhe dëshmi.
Në lidhje me këtë rast, albinfo.ch, ka kontaktuar Faton Klinakun, U. D. i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. “Nëse UÇK është organizatë terroriste, atëherë edhe NATO qenka, sepse NATO ka ndihmuar në çlirimin e Kosovës. UÇK ka luftuar kundër pushtuesit dhe asnjëherë ndaj civilëve. Nuk ka asnjë fakt që UÇK është organizatë terroriste. Mediat janë të ndikuara nga ky lobim i Rusisë dhe Serbisë. E theksoj edhe një herë se UÇK ka luftuar kundër pushtuesve serbë dhe nuk ka kryer krime ndaj civilëve”, është shprehur Klinaku për albinfo.ch.
“Nuk ka asnjë dëshmi apo fakt se e kanë quajtur organizatë terroriste. Nuk e di pse ka ndodhur kjo”, shtoi tutje Klinaku.
Xherdan Shaqiri pasi pa xhaketën me emblemë të UCK-së e ka larguar me buzëqeshje, kurse mediat zvicerane filluan duke e quajtur organizatë terroriste, edhe pse më pas disa kanë ndryshuar titujt, pas shumë reagimeve.
Si e shpallën disa media zvicerane UÇK-në “organizatë terroriste”
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?












