Futboll
Largohet nga Kosova Bernard Challandes
Para pak minutash, Bernard Challandes ka konfirmuar përmes konferencës për media të mbajtur në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” se i ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.
Rezultatet jo edhe aq të dëshiruara në këto kualifikimet të Kupës së Botës “Katar 2022”, kanë sjellë largimin e trajnerit zviceran.
Konferencën për media e filloi kryetari i FFK-së, Agim Ademi, që bëri të ditur se i kanë ndarë rrugët me Challandes.
“Duam ta falënderojmë trajnerin Challandes për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve”.
“Duam të bëjmë me dije që kemi vendosur ta ndërpremë bashkëpunimin me trajnerin, por që do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tej në mënyra të ndryshme”, deklaroi ai.
Challandes më pas e mori fjalën, duke thënë se ishte një kënaqësi për vitet e kaluara me Dardanët.
“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues”, ka thënë strategu.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra












