Kosova
Historia e zgjedhjeve në Kosovë
Të drejtën për të votuar brenda Kosovës e kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë
Historia e zgjedhjeve në Kosovën e lirë fillon në tetorin e vitit 2000, vetëm një vit e disa muaj pas përfundimit të luftës. Zgjedhjet e para ishin pikërisht për nivelin lokal.
Në ato zgjedhje është shënuar pjesëmarrja më e lartë ndonjëherë në Kosovë, pasi votuan 79% e 913 mijë votuesve. “Që nga ajo kohë janë mbajtur me dhjetëra procese zgjedhore, qoftë Zgjedhje Lokale apo për Kuvendin e Kosovës. Nëse flasim vetëm për Zgjedhjet Lokale, gjatë këtyre dy dekadave të historikut të zgjedhjeve në Kosovë, këto janë zgjedhjet e shtata me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave. Natyrisht se Kosova ka shënuar përparime të mëdha në organizimin e zgjedhjeve dhe kjo theksohet në raportet e vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar”, thotë Elezi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë për Top Channel se në Zgjedhjet Lokale çdoherë regjistrojnë numrin më të madh të kandidatëve dhe shumëfish më të lartë se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, pwrcjell albinfo.ch.
“Në zgjedhjet e 14 shkurtit për Kuvend kanë qenë 1,052 kandidatë të certifikuar, ndërsa për Zgjedhjet Lokale kemi katër herë më shumë kandidatë. Pra, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 5 mijë e 364 kandidatë, prej tyre, 166 janë kandidatë për Kryetar Komune, ndërsa 5 mijë e 198 të tjerë janë kandidatë për Kuvende Komunale”, thotë Elezi.
Në zgjedhjet e së dielës do të votohet për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave dhe 1 mijë e 2 anëtarët e Kuvendeve Komunale. Sipas ligjit për zgjedhjet lokale në Kosovë, një kandidat për t’u zgjedhur Kryetar i Komunës duhet të fitojë 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, në të kundërtën duhet të organizohet edhe një proces tjetër zgjedhor mes kandidatit të parë dhe të dytë.
Të drejtën për të votuar brenda Kosovës e kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë. Ky numër i votuesve është më i lartë se vlerësimi i popullsisë në Kosovë për vitin 2020, e që sipas Agjencisë së Statistikave është 1 milion e 798 mijë e 188 banorë (është rreth 1.8 milion banorë). Kjo situatë paraqitet pothuajse në çdo proces zgjedhor duke shtruar çdo herë pyetjen se si është e mundur të ndodhë kjo?
“Lista votuese dhe regjistrimi apo vlerësimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras. Në regjistrimin apo vlerësimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezidentë, në kohën kur është bërë ky regjistrim apo vlerësim, pra, nuk përfshihen ata që jetojnë jashtë vendit. Ndërsa, në listën votuese përfshihen jo vetëm shtetasit e Kosovës që jetojnë brenda, por edhe ata jashtë vendit”, shpjegon Elezi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












