Lajme
Mbretëresha Elizabeth refuzon çmimin ‘E vjetra e vitit’, thotë se nuk ndjehet e tillë
Mbretëresha Elizabeth II mund të jetë 95 vjeçe, por ajo ka refuzuar trofeun për të moshuarit “Oldie of the Year”, sepse ndjen se nuk i plotëson kriteret, duke besuar se “njeriu është aq i vjetër, sa ndihet”.
Monarkja, me mirësjellje, por me vendosmëri, e refuzoi çmimin, por dërgoi një mesazh me “urimet më të ngrohta”.
Autori dhe spikeri Gyles Brandreth, kryetar i çmimeve, i shkroi sekretarit privat të Mbretëreshës, Sir Edward Young, për të pyetur nëse ajo do të pranonte çmimin kryesor të “Oldie of the Year”.
Por në një letër të botuar në numrin e nëntorit të revistës, ndihmësi i sekretarit të saj privat, Tom Laing-Baker, shkroi: “Madhëria e saj beson se je aq i vjetër, sa ndihesh, prandaj, si e tillë, Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse për ta pranuar dhe shpreson se do të gjeni një marrës më të denjë”, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Elizabeth II, e cila është vetëm pesë vjet larg nga ditëlindja e saj e 100-të, është monarkja më jetëgjatë në pushtet i kombit dhe do të festojë Jubileun e saj Platinum, 70 vjet në fron, vitin e ardhshëm.
Për 29 vitet e fundit, Çmimet “Oldie of The Year” kanë festuar arritjet e personave të brezit të vjetër që kanë dhënë një kontribut të veçantë në jetën publike.
Fituesit e mëparshëm kanë përfshirë nga të gjitha fushat e jetës, nga fituesit e Oskarit deri te fituesit e Nobelit, nga infermierët e kujdesit në komunitet tek atletët veteranë, nga Sir John Major tek Dame Olivia de Havilland dhe David Hockney.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










