Lajme
Vdes miku i shqiptarëve dhe themeluesi i shoqatës Zvicër-Shqipëri, Rolf Alther
Rolf Alther ka themeluar shoqatën Zvicër - Shqipëri, të cilën e ka udhëhequr derisa është shpërngulur në Durrës, ku ka kaluar pjesën e mbetur të jetës
Pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë, sot ka ndërruar jetë në Durrës , në moshën 80 vjeçare, Rolf Alther, politikan zviceran, mik i shqiptarëve dhe themelues e kryetar shumëvjeçar i shoqatës Zvicër – Shqipëri
Rolf Alther lindi në kantonin e St. Gallen dhe vuri jetën në dispozicion të publikut. Përveç punës së tij si sipërmarrës dhe konsulent i pavarur, ai ka shërbeu me angazhim të madh edhe për ushtrinë, shkruan në emër të Swissclub Albania, miku dhe kolegu i tij Ueli Landolt, transmeton albinfo.ch. Nga viti 1976 deri në vitin 1989 ai ka qenë deputet i LdU-së së pavarur në Parlamentin Kantonal të St. Gallenit dhe ishte kryetar nga viti 1976 deri në vitin 1980.
Rolf Alther ka themeluar shoqatën Zvicër – Shqipëri, të cilën e ka udhëhequr derisa ka kaluar të jetonte në Durrës. Ai e ka përdorur intensivisht rrjetin e tij të gjerë politik dhe ekonomik në këtë drejtim. Me këmbënguljen e tij, ai bëri çdo gjë për të afirmuar Shqipërinë dhe mundësitë e saj.
Në vitin 2014 ai dhe bashkëshortja e tij, Sofije lanë Zvicrën dhe shkuan të banonin në Durrës, shkruan albinfo.ch. Ai gjatë sëmundjes së tij, sikur dhe më parë, ka pasur përkujdesjen profesionale dhe empatike nga gruaja e tij, Sofije.
Alther ka lënë pas dy vajza dhe një mbesë nga martesa e parë. Varrimi do të bëhet në Durrës sipas dëshirës së shprehur nga ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













