Kosova
Kurti i kërkon ministrit të Arabisë Saudite që të lobojë për njohjen e Kosovës
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, Abdullatif Al-Sheikh.
Gjatë takimit, Kurti e falënderoi ministrin Abdullah Al Sheikh për vizitën dhe për ndihmën e Arabisë Saudite për Kosovën.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se ai e vlerësoi sidomos angazhimin dhe përkrahjen me votë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, ku Kosova ka synuar anëtarësimin.
Duke folur për sukseset dhe progresin e Qeverisë, Kurti tha se stabiliteti institucional, menaxhimi i mirë i pandemisë COVID-19 dhe rritja ekonomike ka ndikuar në rritjen e besimit në institucione dhe të optimizmit për të ardhmen.
Ai shprehu gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve dhe theksoi nevojën për investime. Si fusha ku Arabia Saudite do të mund të investonte përmendi bankat dhe financat, shëndetësinë, turizmin dhe tregtinë.
Si shtet me ndikim, kryeministri tha se do të mirëpriste lobimin e Arabisë Saudite për njohjen e Kosovës nga disa vende me shumicë myslimane.
Abdullah Al Sheikh e falënderoi Kurtin për mikpritjen dhe u shpreh i gëzuar për stabilitetin politik, të arriturat dhe paqen e prosperitetin që ka vërejtur në Kosovë.
Ai tha se Kosova dhe populli i saj gëzon përkrahje dhe simpati të madhe nga shteti dhe populli saudit. Mbështetja dhe bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri Abdullah Al Sheikh.
Duke folur për ekstremizmin fetar, ministri për Çështje fetare i Arabisë Saudite tha se keqpërdorimi i fesë për luftëra politike e klasore nga grupet terroriste i ka shkaktuar shumë vuajtje vendit të tij dhe shumë shteteve në botë
Ai theksoi domosdoshmërinë e çrrënjosjes së ekstremizmit fetar dhe promovimin e islamit të moderuar që ka në thelb harmoninë dhe mirëkuptimin mes njerëzve. Ministri saudit u shpreh i gëzuar që në Kosovë mbretëron paqja dhe toleranca fetare.
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues













