Lajme
Humb jetën 33-vjeçarja, bie nga 30 metra lartësi duke u fotografuar
Duke bërë selfie, u rrëzua nga një lartësi rreth 30 metra
Mediat e huaja shkruajnë për një ngjarje tragjike që është regjistruar në Belgjikë, që solli si pasojë vdekjen e një 33-vjeçareje, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se e reja ishte me origjinë greke dhe është rrëzuar nga një lartësi rreth 30 metrash, gjatë kohës kur ishte duke bërë selfie.
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën, gjatë një udhëtimi që kishte bërë me bashkëshortin e saj, Joeri Janssen.
Sipas informacioneve, 33-vjeçarja Zoe Snoeks ka qenë duke qëndruar buzë një shkëmbi për t’u fatografuar, ka humbur ekuilibrin dhe më pas ka rënë nga një lartësi rreth 30 metra, ku ka gjetur vdekjen, shkruajnë mediat greke.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












