Lajme
Vendim historik: Migros-i do të lejojë shitjen e alkoolit
Alkooli nuk shitet në Migros që nga koha e themeluesit të tij, Gottlieb Duttweiler, i cili e kishte bërë përcaktim të rreptë mosshitjen e alkoolit
Në filialet e Migrosit nuk ka alkool për të blerë. Është kështu që nga koha e themeluesit të tij, Gottlieb “Dutti” Duttweiler, i cili e kishte bërë përcaktim të rreptë mosshitjen e alkoolit. Por sot mund të fillojë një epokë e re.
Shumica e nevojshme e Asamblesë së Delegatëve të Migros-it ka votuar pro një ndryshimi të statutit. Ky ndryshim do të bëjë të mundur shitjen e alkoolit në marketet e Migros-it, transmeton albinfo.ch. Më pastaj, kooperativat rajonale do ta trajtojnë këtë çështje.
Delegatët vetëm kanë hapur “rrugën demokratike” për çështjen e shitjes së alkoolit, ka njoftuar Migros në Twitter herët të shtunën pasdite.
Megjithatë, do të duhet pak kohë para se të mund të blihet alkooli në filialate Migros-it dhe mund të ketë dallime në varësi të rajonit, shkruan srf.ch.
Nga dhjetori, administrata dhe këshillat e kooperativave të dhjetë kooperativave rajonale të Migros-it do të vendosin heqjen e ndalimit. Gjithashtu edhe atje, duhet të bien dakord për këtë çështje të paktën dy të tretat e komisioneve përkatëse. Nëse kjo arrihet, anëtarët e kooperativës në rajonin e tyre mund të vendosin në një fletë votimi për të hequr ndalimin e shitjes së alkoolit.
Alkooli do të jetë në raftet e Migrosit jo më heret se në vitin 2024
Votimi në bazë është planifikuar të bëhet deri më 4 qershor 2022, njofton Migros në faqen e tij të internetit, transmeton albinfo.ch. Vendimet pastaj do të jenë të detyrueshme për gjithë Migrosin. Në ato pika shitjeje të Migrosit, kooperativat e të cilave janë shprehur pro shitjes së alkoolit me një shumicë prej dy të tretave, pijet alkoolike mund të ofrohen kështu gjatë vitit pasardhës.
Në prag të votimit, organizata “Blaue Kreuz” kishte paralajmëruar për një “tradhti” që po i bëhej “ADN-së së Migrosit”. Kompania rrezikon kështu të humbas reputacionin e saj si një shitës që bart përgjegjësi shoqërore.
Deri më tani, shitja e alkoolit në degët stacionare është ndaluar në përputhje me statutet e Migrosit, përcjell albinfo.ch Por vetë grupi ka vite që e ka anashkaluar këtë rregullore në mënyrë indirekte duke ofruar gjithashtu produkte duhani në degët e tij Denner dhe Migrolino, dyqanin e tij online leshop.ch, pompat e benzinës Migrol dhe dyqanet partnere VOI Alcohol.
Ndërkaq, qysh në vitin 1999 asambleja e delegatëve pati vendosur që pijet alkoolike të shërbehen në restorantet e klubeve të golfit dhe në ambientet e kohës së lirë të kooperativës Migros.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?











