Kuriozitete
Revolucion në mbushjen e makinave elektrike, synohet teknologji që i mbush për 3 minuta
Ky mbushës mund të sigurojë energji për të arritur 100 km në tre minuta.
Shpejtësia e mbushjes së një automjeti elektrik është pa dyshim çelësi për depërtimin e mëtejshëm në zgjedhjet bazë të shoferëve. Me teknologjinë që po bën përparim të qëndrueshëm, përdorimi i makinave elektrike po bëhet gjithnjë e më i përshtatshëm – dhe rrjedhimisht i favorshëm – për konsumatorët në mbarë botën.
Një nga këto hapa teknologjikë është mbushësi i ri i shpejtë, i cili është një “revolucion” i vërtetë, pasi mund të sigurojë energji për të arritur 100 km në tre minuta.
Në fakt, për një mbushje të plotë, mbushësi i ri merr 15 minuta, që është më pak se gjysma e asaj që kërkojnë ata që janë më të shpejtë aktualisht në treg. Mbushësi i ri quhet Terra 360 dhe është zhvilluar nga kompania zvicerane e teknologjisë ABB.
Do të jetë i disponueshëm në Evropë nga fundi i vitit 2021, ndërsa në SHBA, Azi dhe Amerikën Latine në vitin 2022.
Sot ka më shumë se 10 milionë automjete elektrike në qarkullim në mbarë botën. Vetëm në tremujorin e parë të vitit shitjet u rritën me 140%.
Megjithatë, shkalla e zgjerimit të rrjetit të mbushësve nuk është në të njëjtin nivel, pasi vetëm 400,000 karikues të shpejtë janë të disponueshëm në mbarë botën. Koha e karikimit është një kriter i rëndësishëm për blerjen e një makine elektrike, pasi rezulton për 37% të blerësve.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












