Lajme
Evropë: Rikthehen kufizimet, qytetarëve u kërkohet certifikatë vaksinimi
Greqia vendosi masa më të forta për personat e pavaksinuar, teksa vendi regjistron një rritje të infektimeve nga koronavirusi.
Personat e pavaksinuar janë të detyruar të tregojnë një test negativ për të hyrë në ambiente të mbyllura, apo kafene dhe restorante.
Ndërkohë, Sllovenia urdhëroi një regjim më të rreptë kujdesi për të gjitha aktivitetet, përfshirë punën në distancë, ku është e mundur, por edhe rroga më të larta për infermierët.
Në vend nuk do të ketë bllokadë dhe testet e shpejta do të jenë falas ose të financuara nga buxheti i shtetit.
Edhe Islanda përforcoi masat anti-COVID, duke kufizuar grumbullimet dhe bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës. 89% e popullsisë mbi 12 vjeç rezulton tërësisht e vaksinuar, por vendi ka regjistruar 179 raste të reja në 24 orët e fundit, një rekord që nga nisja e pandemisë.
Ndërkohë në Austri, vaksinimet po kryhen me shpejtësi pasi kufizime të reja do të hyjnë në fuqi të hënën.
Vetëm certifikata e vaksinimit ose e shërimit nga COVID do të lejojë hyrjen në vende publike dhe evente me mbi 25 persona.
Ndërsa në Zvicër disa mijëra njerëz mbushën rrugët në qytetin Friburg për të protestuar kundër certifikatës shëndetësore, me manifestuesit që bërtisnin fjalën “liri”.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Të paktën 15 persona janë mbytur brenda një muaji në liqenet dhe lumenjtë e Zvicrës Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në Zvicër gjatë muajit të... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor














