Kuriozitete
Ferrari tërheq 5.600 vetura, telashe me sistemin e frenimit
Probleme me frena
Ferrari ka njoftuar se ka probleme me frena dhe që ka tërhequr 5.600 vetura, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se sistemi i frenimit në disa modele të Ferrarit mund të mbetet pa vajra që ndihmojnë në frenim, e si pasojë mund të çojë deri te pasoja të tmerrshme, e në rastin më të rëndë në aksident trafiku.
Ky paralajmërim vlen për modelet 458 dhe 488. Sipas komunikatës së NHTSA amerikane, fjala është për modelin 458 të prodhuar nga shtatori i vitit 2009 e deri në dhjetor të 2015-ës, si dhe për modelin 488 të prodhuar gjatë periudhës korrik 2015 deri në fund të gushtit 2019.
Por ka edhe lajme të mira. Nëse sistemi humb 52% të vajit, shoferi do të informohet përmes ekranit të infotainmentit.
Nga Ferrari kanë bërë të ditur se kanë bashkuar forcat me gjigantin gjerman Bosch, që të sanojnë problemin dhe të informojnë për gjithçka të re pronarët e veturave.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











