Kosova
SHBA-ja ndan 2.5 milionë dollarë shtesë për Kosovën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), paralajmëruan një shumë
urgjente për Kosovën në vlerë prej 2.5 milionë dollarë, ndihmë për COVID-19.
Kjo ndihmë pritet të sigurojë mbështetje në realizimin e vaksinimit kundër COVID-19.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të luftuar këtë virus tinëzar së bashku me partnerët tanë, që do të thotë me ju. Bashkërisht, ne mund të luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë përhapjen e COVID-19”, tha drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi.
Kjo ndihmë shtesë, e cila do të zbatohet përmes UNICEF-it, ndërton mbi bazën e më shumë se 2.6 milionë dollarëve ndihmë për COVID-19 dhuruar Kosovës përmes USAID-it gjatë pandemisë.
Vitin e kaluar, USAID-i shpërndau 249 komplete higjienike në qendrat shëndetësore; 7,750 komplete higjienike për familjet dhe 2,400 pako higjienike për nënat dhe foshnjat në të gjitha 38 komunat e Kosovës. Me fillimin e vitit shkollor, USAID-i gjithashtu u dhuroi komplete higjienike 660 shkollave fillore dhe të mesme.
Krahas kësaj, Shtetet e Bashkuara dhuruan 50 respiratorë, si pjesë e një pakoje mbështetëse që përfshinte pajisje shoqëruese të respiratorëve, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinare online. Shtetet e Bashkuara dërguan pajisje laboratorike të testimit dhe skanerë termikë për vendosje në terminalet hyrëse të vendkalimeve kufitare të Kosovës, përfshirë Aeroportin e Prishtinës dhe katër vendkalime kufitare tokësore.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












