Lajme
Kompanitë gjermane po përballen me sulme kibernitike
Mediat gjermane raportojnë se disa kompani gjermane, duke përfshirë kompanitë elektronike të shitjes me pakicë MediaMarkt dhe Saturn, janë prekur nga sulmet e ransomware ditët e fundit.
Thuhet se ofruesi i shërbimit mjekësor të IT Medatixx njoftoi të hënën (më 9 nëntor) se ishte objektiv i një sulmi kibernetik në mes të javës së kaluar dhe kompanitë e shitjes me pakicë të elektronikës MediaMarkt dhe Saturn gjithashtu ranë viktimë e një sulmi ransomware gjatë natës midis të dielës dhe të hënës.
Po ashtu, Mediatixx raportoi se sulmi kibernetik preku “pjesë të rëndësishme të sistemit të brendshëm të IT”.
Ndërkohë, një “kripto-virus” infektoi disa serverë Windows në MediaMarkt dhe Saturn, duke prekur rreth 3100 serverë.
Prokurori publik i qytetit verior bavarez të Bamberg tha për EURACTIV se dy sulmet nuk besohet të kenë lidhje ndërmjet vete.
Në sulmet ransomware, hakerët përdorin malware për të depërtuar në sisteme dhe për të enkriptuar të dhënat.
Për të rikthyer qasjen në të dhënat e koduara, ata zakonisht kërkojnë shuma të tepruara parash.
Në të dyja rastet, ende nuk dihet shkalla e saktë e sulmit.
“Aktualisht jemi duke punuar intensivisht me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe me autoritetet përgjegjëse për të analizuar dhe identifikuar sa më shpejt dëmin e shkaktuar”, tha MediaMarkt për EURACTIV.
“Për momentin nuk dihet nëse dhe në çfarë mase janë vjedhur të dhënat. Prandaj nuk mund të përjashtohet që të dhënat e ruajtura te ne janë vjedhur”, tha Medatixx në një deklaratë për shtyp, duke u bërë thirrje klientëve të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, në mënyrë që hakerët të mos kenë akses në llogaritë e tyre.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











