Kosova
Kosovë: Thyhet rekordi i lindjes së fëmijëve në kohë pandemie
Brenda nëntë muajve të vitit 2021 në Kosovë kanë lindur 33.217 foshnje
Duke qenë se pandemia e ka ndryshuar stilin e jetës, e kjo ka rezultuar edhe me një fenomen të numrit të lartë të lindjeve, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave, brenda nëntë muajve të vitit 2021 në Kosovë kanë lindur 33.217 foshnje , që është numër rekord në vitet e fundit. Mediat e Kosovës njoftojnë se vetëm në muajin korrik kanë lindur 5.330 foshnje.
Në vitin 2018 kanë lindur 22.622 bebe, me 2019 kanë lindur 580 fosnje më pak, ndërsa në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18.186 foshnje.
Rritja e natalitetit – si pasojë e pandemisë
Rritja e numrit të lindjeve në Kosovë në dy vjetët e fundit, sipas sociologes, Makfire Ademi, besohet të ketë ndodhur nga mbyllja që shkaktoi pandemia Covid-19.
“Faktorët kryesorë në rritjen e natalitetit mbeten kryesisht të njëjtë, pra planifikimi i familjes por në vitin e fundit për shkak të pandemisë ishte edhe mbyllja e çifteve, kushtimi i kohës më të madhe ndaj njëri tjetrit, marrëdhëniet seksuale më të shpeshta pa kujdes dhe një faktor kyç është lirimi i stresit përmes marrëdhënies seksuale”, tha sociologia Ademi.
Të njëjtën e thotë edhe sociologu, Ferdi Kamberi. Ai thotë se vitet e fundit i gjithë rajoni kanë pasur një rënie të natalitetit, por bazuar në të dhënat e fundit vërehet se në Kosovë ka rritje të madhe të lindjeve. Sipas tij, në rritjen e natalitetit ka pasur ndikim mbyllja karantinimi gjatë pandemisë Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern















