Lajme
Misioni i Vëzhgimit të BE-së: Votoni, kontribuoni për demokracinë!
Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandle, ka përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Mandle u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë për të dhënë kontributin e tyre në forcimin e demokracisë.
“Faleminderit për interesimin. Është gjithçka për demokracinë, është për votat në 21 komuna të Kosovës. Është e rëndësishme për BE-në që demokracia të triumfojë. Ne jemi 62 vëzhgues në këto komuna dhe po e shikojmë nga afër mbarëvajtje. Ne do ta përcjellim nga afër edhe rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve, të martën, në ora 12, do ta publikojmë raportin për raundin e dytë. Kur them se gjithçka është për demokracinë, dua t’i inkurajoj qytetarët që të votojnë dhe të kontribuojnë për demokracinë, pasi BE-ja e zyrtarë të tjerë të zgjedhjeve janë duke bërë shumë që të forcojnë demokracinë në Kosovë”.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana










