Lajme
Kryetari i KQZ-së: Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë dalë për të votuar 7.22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht.
“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, Komisioni Qendror Zgjedhor është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit”, tha ai.
Sipas tij, sipas të dhënave preliminare të mbi 97 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88,622 votues, ose 7.22 për qind.
Ndryshe, sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të Kosovës, ku po konkurrojnë 42 kandidatë për kryetarë komune.
Deri tani nuk janë raportuar parregullsi të mëdha, ndërsa në orët e mëngjesit komuna e Gjakovës është përballur me mungesë të energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana












