Lajme
DnV: Respektim jo i kënaqshëm i masave antiCOVID nga qytetarët
Dalje më e madhe në komunat e vogla
Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit në 21 komunat, ku po zhvillohet balotazhi, është përafërsisht e njëjtë me raundin e parë, rreth 7%.
Komunat me daljen më të madhe janë: Mamusha (18%), Juniku (17%), Kllokoti (12%) dhe Shtimja (11%), ndërsa dalja më e ulët është regjistruar në komunën e Dragashit (4%).
Deri më tani është raportuar për nivel jo të kënaqshëm të respektimit të masave anti-COVID nga ana e komisionerëve (70%), ndërsa qytetarët po tregojnë edhe më pak kujdes në respektim të masave (në nivelin 56%).
Raportohet edhe për vështirësi në gjetjen e emrit në listën e votuesve, ndonëse në nivele shumë më të ulëta sesa në raundin e parë. Në rreth 14% të vendvotimeve janë evidentuar deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur emrin në Listën e Votuesve.
Votimi me asistencë vazhdon të jetë gjerësisht i shprehur edhe në këtë raund. Raportohet se votimi me asistencë është administruar në mbi 2/3-tat e të gjitha vendvotimeve. Për më tepër, në 5% të vendvotimeve, numri i rasteve me asistencë të rregullt shkon deri në 50 sosh.
Deri më tani, vëzhguesit e DnV-së nuk kanë raportuar për asnjë rast të fotografimit të votës. Po ashtu, brenda dhe jashtë qendrave të votimit, nuk janë hasur persona apo grupe të organizuara që u kanë bërë presion votuesve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër











