Lajme
Franca, kundër izolimit për të pavaksinuarit
Në një konferencë për media, presidenti Emmanuel Macron ka hedhur poshtë mundësinë e mbylljes së personave të pavaksinuar në Francë, duke argumentuar se masa nuk është e arsyeshme në kushtet kur funksionon pasaporta shëndetësore.
“Nuk është e nevojshme që Franca të ndjekë shembullin e Austrisë dhe shumë vendeve të tjera evropiane, duke izoluar qytetarët e pavaksinuar. Funksionimi i pasaportës së gjelbër e ka treguar dukshëm ndikimin pozitiv në menaxhimin e pandemisë”.
Macron gjithashtu konfirmoi se edhe doza e tretë mund të shtohet si një kusht në pasaportë nëse autoritetet rregullatore e rekomandojnë atë.
“Ne jemi ende në pritje të udhëzimeve nga autoritetet shëndetësore për dozën e tretë, nëse ajo është efektive dhe e nevojshme për publikun e gjerë, atëherë pa dyshim që do ta përfshijmë në lejen shëndetësore”.
Sakaq, në Gjermani Komisioni i Përhershëm për Vaksinim rekomandoi imunizimin përforcues me dozën e tretë për të gjitha grupmoshat, duke nisur nga 18 vjeç, edhe nëse nuk kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë.
Në kulmin e rritjes së numrit të infeksioneve, federata dhe landet paralajmëruan ashpërsimin e masave, duke marrë si kriter numrin e shtrimeve në spital.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?













