Lajme
Studim: 80 për qind e të anketuarve në Zvicër thonë se mund të punojnë nga shtëpia
Punonjësit në Zvicër duan të vazhdojnë të punojnë në distance
Një shumicë dërrmuese e punonjësve – 80 për qind – vlerësojnë fleksibilitetin e ofruar nga zyra e shtëpisë dhe thonë se janë më efikasë në shtëpi, sipas një sondazhi të ri nga kompania e sigurimeve dhe pensioneve Generali, transmeton albinfo.ch.
“Pandemia e Covid-it ka ndryshuar qëndrimet në botën e punës. Shefat dhe punonjësit e kuptuan se punët e tyre shpesh mund të kryheshin diku tjetër dhe jo në ambientet e kompanisë, tha Generali në një deklaratë për shtyp.
Më shumë se 80 për qind e të anketuarve thonë se mund të punojnë në shtëpi pa u shqetësuar.
“Përveç kësaj, puna në distancë ka një efekt pozitiv në balancën punë-jetë. Kjo nga ana tjetër, ka një ndikim pozitiv në shëndetin mendor”, tha Jean-Pierre Schmid, Shefi i Shërbimeve të Klientit dhe Burimeve Njerëzore të Generali Switzerland.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 68 për qind e të anketuarve thanë se punojnë më produktivisht nga shtëpia dhe 66 për qind punojnë me efikasitet.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











