Lajme
Austriakët flasin gjuhën angleze më së miri
Sipas Indeksit të aftësisë angleze EF (EPI)
Austria është shtëpia e folësve të dytë më të mirë të gjuhës angleze në mbarë botën, sipas edicionit të fundit të sondazhit vjetor nga Education First, transemton albinfo.ch.
Zvicra është në vendin e 25-të nga 112 vende në një studim që rendit se sa mirë mund të komunikojnë vendasit në anglisht.
Indeksi i aftësisë angleze EF (EPI) zbuloi se kantonet gjermanishtfolëse dhe Ticino performuan mesatarisht më mirë se rajonet frëngjishtfolëse. Kantoni i Cyrihut ka arritur rezultatet më të mira.
Në anën frëngjisht-folëse, Vaud ka aftësitë më të mira në anglisht, por Gjeneva regjistroi rezultatet më të mira të përgjithshme.
“Sistemi arsimor zviceran, i cili promovon gramatikën dhe leksikoren, duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi pjesëmarrjes aktive të nxënësve dhe praktikës gojore të gjuhës në mënyrë që të arrijë në 15-shen më të mirë”, tha drejtori i EF Fred Pralong.
Ndër fqinjët e saj, Austria (vendi i dytë) dhe Gjermania (11) ia kaluan Zvicrës në rrjedhshmërinë e anglishtes. Franca, megjithatë, është në pozitën e 31-të në sondazh dhe Italia në të 35-tën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












