Lajme
Gjermani: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar
Mungesa e personelit po bëhet gjithnjë e më shumë problem për kompanitë gjermane, ka paralajmëruar Shoqata e Odave gjermane për Industri dhe Tregti (DIHK).
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas DIHK-së, pritet të frenojë rritjen ekonomike. Në raportin e fundit të kësaj shoqate lidhur me tregun e punëtorëve të kualifikuar – raport që është i bazuar në hulumtimin e rreth 23 mijë kompanive – DIHK tha se mungesa e personelit aktualisht paraqet rrezikun më të madh për industrinë gjermane.
Raporti i DIHK-së thotë se 51 për qind e bizneseve, të paktën, pjesërisht kanë probleme për të gjetur punëtorë. Në vjeshtë, vetëm 32 për qind e firmave raportuan se e kishin këtë problem dhe kjo përqindje i atribuohet pandemisë. Para krizës me pandeminë, 47 për qind e firmave raportuan se kishin probleme të gjenin punëtorë të kualifikuar.
Sipas të dhënave, mungesa më e madhe e punëtorëve është në industrinë e ndërtimit, në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe në inxhinierinë mekanike.
Në përgjithësi, 85 për qind e kompanive thonë se mungesa e punëtorëve të kualifikuar do të ketë ndikim negativ. Nga raporti del se 43 për qind e tyre presin që të humbasin apo do të detyrohen që të refuzojnë porositë apo të reduktojnë gamën e produkteve dhe shërbimeve të tyre, nëse nuk arrijnë që të gjejnë punëtorë. Më 2019, kjo përqindje ishte 39.
Zëvendësdrejtori i DIHK-së, Achim Dercks ka paralajmëruar se nëse problemi i mungesës së punëtorëve të kualifikuar mund të përkeqësohet në vitet e ardhshme, pasi shumë punëtorë po dalin në pension. /REL
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














