Lajme
Lira turke bie në nivelin më të ulët historik
Njerëzit në rrugët e Stambollit kanë shprehur shqetësimin për rënien e lirës turke në nivele rekord ndaj dollarit të mërkurën.
Protestat nisën një ditë pasi presidenti turk tha se politikëbërësit nuk do të rrisnin normat e interesit në përgjigje të rënies së vlerës së monedhës.
Lira turke ka humbur rreth 40% të vlerës së saj që nga fillimi i vitit.
Përplasja pason gjithashtu uljet e fundit të normave të interesit, për të tretin muaj radhazi javën e kaluar.
Presidenti Erdogan, i cili e kishte deklaruar veten një “armik” të kostove të larta të huamarrjes, i portretizoi politikat e tij ekonomike si “një luftë ekonomike për pavarësi” gjatë një fjalimi.
“Ose do të hiqnim dorë nga investimet, prodhimi, rritja dhe punësimi, duke iu përmbajtur mirëkuptimit që ka mbizotëruar në vendin tonë prej vitesh, ose do të përfshiheshim në një luftë historike në përputhje me prioritetet tona”, deklaroi ai.
Erdogan e bëri të qartë se qeveria e tij nuk do të tërhiqej nga politika e saj e uljes së normave të huamarrjes për të nxitur rritjen e lirës turke.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën Qiratë vazhduan të rriten në qershor në të gjithë Zvicrën, sipas platformës së pronave Homegate. Nga... -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane?













