Lajme
Ambasada e Gjermanisë ndryshon procedurat e caktimit të terminëve
Për shkak të kërkesës tejet të lartë për orare aplikimi për vizë me qëllim punësimin sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila e tejkalon ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion dhe me qëllim sigurimin e mundësive të barabarta për një orar aplikimi, që prej dhjetorit 2021 këto orare do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme shorti, transmeton albinfo.ch.
Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit.
Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhen janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin, nën mbikëqyrjen e disa personave.
Lutemi të regjistroheni vetë dhe me qetësi për procedurën e shortit dhe bëni shumë kujdes në hedhjen korrekte të të dhënave tuaja.
Informacione të rëndësishme:
-Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen.
-Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur.
-Kalimi i orarit të aplikimit te një person tjetër nuk lejohet.
-Regjistrimi i mëhershëm nuk ka përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.
-Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjencive) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.
Ambasada nuk cakton takime ekstra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.
/Ambasada Gjermane Tiranë
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












