Lajme
Këto masa shtrënguese kanë hyrë në fuqi sot në Zvicër
Ato janë marrë për shkak të shtimit të numrit të infeksioneve dhe janë të vlefshme nga sot deri më 24 janar
Siç është bërë tashmë e ditur, për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Qeveria Federale ka vendosur masa të reja, më të ashpra, transmeton albinfo.ch. Ato janë të vlefshme nga sot deri më 24 janar dhe përfshijnë pikat e mëposhtme:
Detyrimi për vënie të maskës zbatohet në ambiente të mbyllura kudo ku zbatohet edhe detyrimi për certifikatë, shkruan srf.ch. Takimet private nuk përfshihen në këtë detyrim.
Vendet për tu ulur janë të detyrueshme, kur shkoni në restorante dhe klube për të ngrënë ose pirë. Nëse në ato lokale zbatohet rregulli 2G, (pra, lejohen vetëm të vaksinuarit dhe të shëruarit) atëherë nuk e keni detyrimin e mbajtjes së maskës.
Në rastin e aktiviteteve sportive dhe kulturore, duhet të mblidhen edhe detajet e kontaktit.
Të gjitha institucionet publike për të cilat aplikohet detyrimi për certifikatë mund të kufizojnë qasjen për të vaksinuarit dhe të shëruarit -(2G). Nëse e bëjnë këtë, ata mund të heqin dorë nga detyrimi për të mbajtur një maskë.
Në mënyrë të ngjashme, rregulli 2G mund të zbatohet edhe për të gjitha aktivitetet, në hapësira të brendshme ose të jashtme.
Detyrimi për certifikatë zbatohet për aktivitetet e brendshme në të cilat ka qasje publiku dhe për të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore amatore, në ambiente të mbyllura, transmeton albinfo.ch. Për aktivitetet në natyrë, detyrimi i certifikatës vlen kur janë 300 persona e më shumë. Deri më tani, ky detyrim vlente për 1000 e më shumë persona.
Në takime private, përdorimi i certifikatës është një “rekomandim urgjent”, që, me fjalë të tjera mbetet vetëm rekomandim dhe nuk bëhet fjalë për detyrim.
Po ashtu “rekomandimi urgjent” vlen edhe për punën nga shtëpia (Home Office).
Të gjithë punonjësit duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme ku janë të pranishëm disa persona.
Vüertetimet e testimit, që lëshohen pas testit të shpejtë (antigjen) janë të vlefshme vetëm për 24 orë dhe jo për 48 orë si ka qenë deri më tani, përcjell albinfo.ch. Ndërsa testet PCR janë ende të vlefshme për 72 orë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do të varrohen më 27 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













