Lajme
Zvicra ka masa të pamjaftueshme kundër pirjes së duhanit
Taksat e larta dhe çmimet e larta të cigareve shkojnë paralelisht me konsumin më të ulët të duhanit, tregojnë studimet, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, Zvicra ka barrën e përgjithshme tatimore më të ulët për cigaret në Evropë.
Gjithashtu, krahas Gjermanisë, Zvicra ka masat më të dobëta të kontrollit të duhanit. Kështu pretendojnë Liga Zvicerane e Mushkërive, Shoqata Zvicerane për Parandalimin e Pirjes së Duhanit dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut, në një studim të ri krahasues.
Në fillim të kësaj jave, Shoqata Zvicerane për Kontrollin e Duhanit bëri thirrje tashmë për një rritje të taksave për cigaret – 14 franga, krahasuar me 8 aktualisht – si një mënyrë për të parandaluar njerëzit nga pirja e duhanit. Sipas planit, çmimi i paketës më të lirë do të rritet nga 5.50 franga deri në 10.20.
“Krahasuar me nivelin e pagave dhe kostove në Zvicër, 5,50 franga për një paketë cigare është e lirë”, tha Wolfgang Kweitel, kreu i marrëdhënieve publike në grupin kundër duhanit.
Rritja e çmimit shkakton ulje të numrit të duhanpirësve, sipas studimeve, tha ai.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











