Lajme
Greqia lehtëson kërkesat për hyrjen e turistëve, pas kritikave të BE-së
Qeveria greke është tërhequr nga planet për kërkesat e ashpra të testimit Covid-19 për njerëzit që hyjnë në vend, pas një breshërie kritikash nga drejtuesit e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Duke filluar nga e diela, kushdo që hyn në Greqi duhet të tregojë ose një test negativ PCR (reaksion zinxhir polimerazë) jo më të vonët se 72 orë ose një test të shpejtë, jo më të vonë se 24 orë.
Rregulli fillimisht është vendosur të zbatohet deri më 10 janar.
Fillimisht, Athina kishte vendosur kërkesa më të rrepta, duke bërë thirrje që këdo që shkonte në Greqi, të paraqiste një test negativ PCR jo më shumë se 48 orë pas mbërritjes.
Megjithatë, në një samit të BE-së dje, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe të tjerë kundërshtuan testimin e detyrueshëm PCR për udhëtarët e BE-së.
Greqia, me 17 raste të konfirmuara të llojit të ri dhe më të transmetueshëm Omicron, dëshiron të parandalojë përhapjen e tij. /KP
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto














