Lajme
Gjermania kërcënon me “pasoja të rënda” nëse Rusia sulmon Ukrainën
Ministri gjerman për Çështje Ekonomike, Robert Habeck, ka paralajmëruar se gazsjellësi rus “Rrjedha Veriore 2” mund të përballet me “pasoja të rënda” nga Gjermania, nëse Rusia e sulmon Ukrainën.
“Çdo veprim i ri ushtarak nuk mund të kalojë pa pasoja të rënda”, tha Habeck, duke iu referuar grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.
“Çështja e vënies në funksion (të gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore 2’) mbetet e hapur dhe duhet të vendoset sipas ligjit evropian dhe gjerman”, shtoi ai.
Por, lidhur me gazsjellësin nuk mund të pritet asgjë “nëse ka shkelje të reja të integritetit territorial” të Ukrainës, tha ministri gjerman në një intervistë të publikuar më 19 dhjetor në Frankfurter Allgemeine Zeitung.
A është faji i Rusisë që Evropa ka mungesë të gazit natyror?
Habeck po ashtu tha se një pushtim i Rusisë do ta shtynte Berlinin që ta rimendonte bashkëpunimin me Moskën sa i përket gazsjellësit.
Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” thuhet se do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Por, ky projekt është zvarritur për vite me radhë dhe është kritikuar nga aleatët e Gjermanisë në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Poloninë.
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kundërshtojnë këtë gazsjellës, pasi argumentojnë se do të vinte në rrezik sigurinë energjetike të Evropës, duke rritur varshmërinë nga gazi rus. Por, po ashtu do t’ia pamundësonte Ukrainës që të fitonte nga taksat për transitin e gazit.
Qeveria e re gjermane veçse ka kërcënuar se do ta bllokojë funksionalizimin e gazsjellësit nëse Rusia e pushton Ukrainën.
“Në rast se kemi përshkallëzime të mëtejme, ky gazsjellës nuk do të funksionalizohet”, ka deklaruar ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Projekti “Rrjedha Veriore 2” është duke pritur miratimin nga rregullatorët gjermanë. Kompania që kontrollon këtë gazsjellës ka dorëzuar dokumentet për të rinisur procesin e certifikimit. Por, edhe nëse miratohet nga rregullatorët gjermanë, funksionalizimi i gazsjellësit duhet të miratohet edhe nga Komisioni Evropian.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













