Lajme
Shteti që po përdor robotët në vend të policëve
Robotë që përcaktojnë pafajsinë tonë në bazë të disa kalkulimeve algoritimike – një shaka pa kripë apo realiteti ynë i ri shoqëror?
Nëse ju qëllon të vizitoni Singaporin këto kohë, mos harroni t’ia bëni me dorë njërit prej këtyre robotëve spiunë– këta janë robotët policë të njohur me emrin e famshëm spanjoll ‘Xavier’ që shqiptohet Havier.
Agjencia HTX në Singapor sapo ka vënë në punë dy robotë ‘Xavier’, të cilët sipas agjencisë, përdorin kamera me një fushë pamje prej 360 gradësh si dhe një software apo program analitik, i cili është në gjendje të pikasi apo peshkojë ‘sjellje sociale të padëshiruara’, në kohë reale.
Robotët e raportuar për herë të parë nga Business Insider, janë dizajnuar për të pikasur veprimtari si pirja e duhanit në publik apo shkelja e masave anti-COVID (p.sh. grupe me më shumë se 5 veta), apo shitja e mallrave të jashtëligjshëm në rrugë etj.
Në momentin e parë që Robotët Xavier pikasin një sjellje të padëshiruar, ata nisin një alarm drejt rajoneve të policisë, të cilët vendosin për masat që duhen marrë në vazhdim.
Robotët mund të telekomandohen nga oficerët e policisë, të cilët mund të aktivizojnë zërin dhe t’u flasin qytetarëve që janë prezent në rrugë në mënyrë direkte.
Sigurisht, kritikat nuk janë të pakta kur bëhet fjalë për raste të tilla, kur teknologjia përdoret për të përgjuar, spiunuar apo kontrolluar – raste që po vijnë gjithnjë e duke u shtuar.
Policia amerikane e ka shumëfishuar vitet e fundit përdorimin e dronëve nga ajri, diçka që ka sjellë shqetësime të shumta rreth shkeljes së të drejtave themelore të privatësisë.
Por, përpjekjet e tyre për të vënë në punë robotë ‘spiunë’ tokësorë janë përballur me reagime edhe më të ashpra, sidomos pas rastit kur policia e Dallas, Teksasit përdori një robot të pajisur me bombë në vitin 2016, për të vrarë një të dyshuar që mendohej se kishte vrarë 5 oficerë të policisë.
Diçka është e sigurt, përdorimi i teknologjisë dhe robotikës për të përgjuar dhe analizuar sjelljet tona në shoqëri, po vjen gjithnjë e duke u shtuar./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













