Maqedonia
Gjermania, Greqia dhe Austria, me protokolle të reja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Mësohet se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk konsiderohet më një “zonë e rrezikut Covid” në Republikën Federale të Gjermanisë. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut iu lejohet hyrja e pakufizuar në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, të gjithë personat mbi 12 vjeç që mbërrijnë në Gjermani, pavarësisht nga lloji i transportit, do të duhet ende të paraqesin një certifikatë të testit negativ ose një certifikatë Covid-19 ose një certifikatë të plotë vaksinimi.
“Sipas vendimit të fundit të Republikës së Greqisë, të gjithë udhëtarët mbi pesë vjeç në hyrjen në Greqi, përveç certifikatave të vaksinimit, duhet të kenë një certifikatë rezultati negativ nga testi PCR (jo më i vjetër se 72 orë) ose një certifikatë e rezultatit negativ nga një test i shpejtë (jo më i vjetër se 24 orë)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndërkohë gjatë hyrjes në Republikën e Austrisë, të gjithë personat duhet të paraqesin një certifikatë të vaksinimit të plotë, ose dëshmi të dozës përforcuese të vaksinës ose dëshmi se e kanë kaluar Kovidin (jo më e vjetër se gjashtë muaj), së bashku me një test negativ PCR (jo më i vjetër se 72 orë). Në këto raste nuk përcaktohet asnjë masë karantine.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar Gati 96% e përfitimeve të papunësisë që duhet të paguhen që nga fillimi i vitit për... -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër













