Lajme
Të ardhurat nga diaspora, ndikuan në rritjen ekonomike të Shqipërisë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga e mbarë diaspora, në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2021 kishin vlerën e 161 milionë eurove, në rrritje me 3.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur sidomos gjatë tremujorit të tretë të vitit, kur të ardhurat ento nga puna jashtë vendit arritën vlerën e 72 milionë eurove, në rritje me 10.8% krahasuar me një vit më parë.
Të ardhurat nga puna kanë qenë një burim të ardhurash në rritje të vazhdueshme deri vitin e kaluar. Veç punësimit klasik sezonal, kjo mund të lidhet me zgjerimin e punësimit në distancë, kryesisht në formën e kontraktimit të shërbimeve outsourcing. Kjo formë punësimi është në rritje, sidomos në shërbimet e lidhura me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit.
Por, viti i pandemisë solli një rënie të fortë të të ardhurave në këtë zë. Megjithëse këtë vit të ardhurat nga puna i janë kthyer rritjes, shifrat janë ende larg niveleve të para pandemisë. Nëse përjashtojmë vitin e kaluar, shifra e 9-mujorit të këtij viti prej 162 milionë eurosh është më e ulëta që prej vitit 2015.
Në analizat e institucioneve, shpesh, të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkangjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale të remitancave në ekonomi. Nëse dërgesat e emigrantëve nuk e kanë ndjerë efektin e pandemisë, të ardhurat nga puna duket se kanë pasur një efekt të ndjeshëm. Për 9-mujorin e vitit 2019, të ardhurat nga puna përbënin rreth 42% të dërgesave të emigrantëve. Për të njëjtën periudhë të vitit 2020, pesha e tyre në raport me remitancat ka rënë në rreth 33%, ndërsa këtë vit pesha e tyre specifike ka pësuar një rënie të mëtejshme në më pak se 30%.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme për sa i përket kohëzgjatjes dhe... -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna















