Lajme
Sa letrave iu përgjigj Babagjyshi i Vitit të Ri?
Fshati gjerman St Nikolaus, ku fëmijë nga e gjithë bota i dërgojnë letra babagjyshit për shumë se 50 vjet, njoftoi të hënën se ka arritur t’u përgjigjet mbi 30 000 letrave këtë vit, duke vendosur një rekord të ri.
Fshati, që ndodhet në Saarland, pranë kufirit francez, është i vetmi vend në Gjermani që ka te njëjtin emër me Shën Nikollën.
Zyra postare trajtoi më shumë letra se kurrë këtë Krishtlindje, me rreth 44 vullnetarë që iu përgjigjën gjithsej 30 711 letrave nga fëmijë në 43 vende të ndryshme.
Shumica dërrmuese e letrave vinin nga Gjermania (rreth 90%), ndërsa ndërkombëtarisht pjesa me madhe e letrave vinin nga Tajvani (1 083), Franca (374) dhe Kina (352), shkruan Dpa, transmeton Albinfo.ch.
Çdo letre të përgjigjur dhe çdo zarf kthimi shënohet me një vulë postare të veçantë të Shën Nikollës.
Emri Santa Claus rrjedh nga Shën Nikolla, një peshkop i hershëm i krishterë në Turqinë moderne.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












