Lajme
Çfarë të mira sjell çaji kamomil
Ekspertëtë shëndetësorë vlersësojnë se çaji kamomil është një pije e fuqishme, në gjendje të kurojë një numër sëmundjesh. Sigurisht që ka edhe efekte anësore, por nëse e përdorni me kujdes, do të përfitoni nga të mirat që çaji i kamomilit ofron.
Lufton pagjumësinë dhe vepron si qetësues
Kamomili në sasi të vogla mund të veprojë kundër pagjumësisë dhe ndjesisë së ankthit. Gratë shtatëzëna duhet të kenë kujdes të mos e përdorin, pasi rriten mundësitë e abortit spontan.
Ndihmon në imunitet
Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteriet. Kjo mund të shpjegojë përdorimin e tij kur jemi sëmurë me të ftohtë ose grip.
Përdorimi gjatë ciklit menstrual dhe kundër tensionit
Pas pirjes së kamomilit rriten nivelet e glicinës, të cilat reduktojnë spazmat muzkulare dhe relaksojnë nervat, duke përfshirë dhe ngërçet uterine dhe tensionin, të dyja të lidhura me ciklin menstrual. Kamomili mund të ketë edhe efekte estrogjenike, që e bën të papërdorshëm nga femrat me tumor në gji ose në mitër, pa aprovimin e mjekut.
Sëmundjet te foshnjat
Meqenëse kamomili relakson muskuj, qetëson stomakun e foshnjave dhe ndalon diarrenë. Ai duhet të përdoret me kujdes tek fëmijët, por ka efekt të pëlqyeshëm ndaj dhumbjes së barkut.
Problemet me lëkurën
Përdorimi oral ose topikal i çajit të kamomilit ndihmojnë në qetësimin e problemeve të lëkurës si ekzema, dermatitis, urtikarjen, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht. Fatkeqësisht, përdorimi i kamomilit mund të shkaktojë reaksion alergjik tek disa njerëz.
Dhimbjet e gojës
Një përzjerje e çajit të kamomilit me sherbelën mund të përdoret për të qetësuar ulçerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në 6 herë në ditë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih










