Lajme
Zbulohet edhe një variant i ri i koronavirusit, përzierje mes Deltës dhe Omicron
Autoritetet shëndetësore në Qipro bëjnë me dije se kanë zbuluar një mutacion të ri të koronavirusit, i cili është një kombinim i varianteve Delta dhe Omicron dhe për këtë arsye ka marrë dhe emrin Deltacron.
Sipas profesorit të shkencave në Universitetin e Qipros, Leondios Kostrikis, deri në këto momente janë identifikuar 25 persona të infektuar me këtë variant, por është ende herët për të arritur në konkluzione rreth tij.
Kostrikis dhe ekipi i tij gjithashtu bëjnë me dije se rastet e të infektuarve më këtë variant janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital për Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Sekuencat e 25 rasteve të Deltacron u dërguan në “Gisaid”, bazën e të dhënave ndërkombëtare të Institutit “Pasteur” në Paris që gjurmon ndryshimet në virus, më datë 7 janar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













