Autotech
15 vjet nga prezantimi i parë i Iphone
Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun celularin iPhone 15 vjet më parë, saktësisht më 9 janar 2007.
Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen e parë iPhone, që ishte pajisja e parë me ekran me prekje dhe me internet.
Një punonjës i Apple e ndau përvojën e tij me publikun kur ishte shfaqur iPhone i parë.
Ai tha: “Kur e preka ekranin për herën e parë, e kam ditur se kjo teknologji do të bëjë shumë bujë”.
iPhone ndoshta nuk e ndryshoi botën e teknologjisë, por ai sigurisht se ndryshoi jetën e njerëzve. Me një prekje përmes gishtërinjve, përdoruesit tani mund të kenë qasje në internet shumë lehtë.
Përveç se ata mund të thërrasin dhe të shkruajnë mesazhe, celulari iPhone tashmë mund të përdoret si një kompjuter.
Lansimi i ‘App Store’ gjithashtu kishte krijuar një rrugë për ndërtuesit e aplikacioneve. Një total prej $25 miliardë ishin shkuar për krijuesit e aplikacioneve, Pajisja e Apple nuk pati një rrugëtim të lehtë.
Gjatë demonstrimit të parë të Jobs, iPhone kishte pasur probleme, ndër të cilat ishin humbja e lidhjes së internetit.
Lansimi i iPhone-it të parë ishte i suksesshëm, por kishte shumë sfida përderisa çdo vit kalonte. Apple ia ka dalë të jetë më i miri edhe ndaj rivalit më të madh, Samsung.
iPhone 4 gjithashtu kishte probleme me sinjal telefonik, që bëri që Apple të humbë disa klientë.
Por, Jobs vazhdimisht kishte thënë se “celularët e mençur nuk janë perfekt dhe as Apple nuk është”.
Tani iPhone ka evoluar në një pajisje më të hollë dhe më fleksibile. Edhe pse Apple ka avancuar shumë me pajisjet iPhone, trashëgimia që Jobs kishte lënë vazhdoi nga Apple duke e ndjekur konceptin origjinal të celularit.
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës Sindikata e punonjësve shëndetësorë paralajmëron se kushtet e rënda nga nxehtësia po rrezikojnë si stafin, ashtu... -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit -
Qiratë në Zvicër: A mund të kërkoni ulje të qirasë gjatë valës së të nxehtit? -
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion -
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane













