Kosova
Stili unik gjerman vjen në restorantin më të ri në Prishtinë, investim nga mërgimtarët
Pas 30 vjet jetese në Gjermani Burim dhe Lumnie Braina vendosën të kthehen në Kosovë për të investuar në një biznes familjar duke hapur një restauran tejet unik me stil krejtësisht gjerman
Derisa shumë të rinj nga Kosova po shikojnë mundësitë e ikjes jashtë vendit për të punuar, e kundërta po ndodh me Burim dhe Lumnie Brainën.
Pas 30 vjet jetese në Gjermani, ata vemdosën të kthehen në Kosovë për të punuar e jetuar, shkruan Albinfo.ch.
Nga Gjermania ku tërë këto vite ishin të njohur në gastronomi, ata vendosën të sjellin përvojën në Kosovë, ku tashmë kanë hapur një restorant shumë unik.
Përveçse unik, ‘Anabej restaurant &lounge’ siç edhe mund të shihet nga fotot, sjell një stil krejtësisht gjerman në Prishtinë, përcjell tutje Albinfo.ch.
Ky investim në Kosovë pa dyshim është i mirëseardhur për ekonominë vendore, e cila sidomos në kohën e pandemisë është ballafaquar me sfida të mëdha.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore















