Lajme
Berset: Të vaksinuarit e kalojnë infeksionin me Omicron, si një grip sezonal
Ai këtu ka sqaruar se krahasimi i Covid-19 me gripin sezonal ka të bëjë vetëm me njerëzit e vaksinuar, pra që kanë imunitet
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset dhe Drejtoresha e Shëndetësisë të Kantonit Vaud, Rebecca Ruiz, u janë drejtuar mediave në konferencën e sotme për shtyp.
Temat kryesore me këtë rast ishin vala aktuale e omicronit dhe çështja se sa po ndikon kjo në situatën në spitale dhe në masat e marra, transmeton albinfo.ch
Në këtë konferencë, ministri Berset ka theksuar se rëndësia e vaksinimit përforcues mbetet e lartë. Prandaj është planifikuar një fushatë e sërishme, kësaj here për të promovuar vaksinat përforcuese.
Numri i testeve për koronavirus që po kryhen çdo ditë është aktualisht shumë i lartë. Vetëm pak muaj më parë, realizimi i 30,000 testeve në ditë konsiderohej i madh ndërs tani janë duke u bërë gati 100,000 teste në ditë, kanë thënë Berset dhe Ruiz.
Për pasojë, në këto rrethana ka ndodhur që të ketë vonesa për rezultatet e testeve.
Por kantonet kanë reaguar ndërkohë dhe tashmë kanë zgjeruar kapacitetet e testimit, duke përshtatur veprimin, shkruan 20minuten.ch. Tani, për shembull, Kantoni Vaud i jep përparësi testimit të njerëzve me simptoma.
Më tutje ministri Berset ka folur rreth deklarimit të tij të mëparshëm ku ai kishte thënë se omikroni është i ngjashëm me një grip të zakonshëm.
Ai këtu ka sqaruar se krahasimi i Covid-19 me gripin sezonal ka të bëjë vetëm me njerëzit e vaksinuar, pra që kanë imunitet, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, omicron shkakton pasoja më pak të rënda sesa variantet e mëparshme, ai prek më shumë rrugët e sipërme të frymëmarrjes sesa mushkëritë.
Konferenca e drejtorëve të shëndetësisë nuk ka komentuar propozimet që Këshilli Federal ka dorëzuar për konsultim.
Aktualisht nuk ka plane konkrete për heqjen e karantinës, është thënë veç tjerash në këtë konferencë për media.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga













