Lajme
Nuk i japin vizën gjermane: Dështon gjykimi i kosovarit për tentimvrasjen e policit
I dyshuari ishte kthyer në Kosovë dhe nuk kishte mundur të merrte vizë për të ardhur në Gjermani. Gjykata tani planifikon të përfshijë Ministrinë e Jashtme
Në Gjykatën Rajonale të Hanoverit ka dështuar të mërkurën gjykimi i një njeriu të akuzuar për tentim të vrasjes.
Personi në fjalë akuzohet se ka qëlluar pas shpine një polic në Hanover në vitin 1984, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2019, tentimi për vrasje të policit u gjykua për herë të parë pas dekadash hetimesh.
Në atë kohë njeriu u shpall i pafajshëm, shkruan ndr.de.
Prokuroria publike e apeloi me sukses vendimin e gjykatës. Një rigjykim i rastit në gjykatë ka dështuar vitin e kaluar për arsyen se i akuzuari nuk ka mundur të hyjë në vend nga Kosova për shkak të pandemisë.
Sipas gjykatës, është e paqartë pse ai ka munguar këtë herë.
Në vitin 1984, J. S. kishte hyrë në një dyqan bashkë me një person tjetër. Polici Wolfgang D. (banonte sipër dyqanit) i kishte befasuar hajdutët por ishte qëlluar prej tyre, përcjell albinfo.ch. S. pas kësaj kishte ikur në Kosovë. Ai u kap dhe u ekstradua në vitin 2016.
Në procesin e parë gjyqësor në vitin 2019, Gjykata e Qarkut e kishte shpallur atë të pafajshëm edhe pse dëshmitari D. ishte i sigurt: ai ishte duke e mbajtur personin tjetër, më të gjatë (1.78 m) kur më i vogli me trup (J. S. që ishte 1.62 m) e kishte qëlluar nga pas. Argument i dobët për gjykatën, ky.
Prandaj i akuzuari ishte shpallur i pafajshëm.
Pasi BGH e rrëzoi vendimin, qe shpallur mbajtja e seancës së re. Por, i dyshuari për gjuajtje me armë drejt policit ishte kthyer në Kosovë dhe me gjasë nuk kishte mundur të merrte vizë për të ardhur në Gjermani. Gjykata tani planifikon të përfshijë Ministrinë e Jashtme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














