Lajme
Njohja e patentë shoferëve shqiptarë në rend ditës në Këshillin Federal të Gjermanisë
Ky është një lajm i mirë për të gjithë mërgimtarët që duan të vendosen në Gjermani
Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë.
Kjo do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Federal, më 11 Shkurt, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Besnik Kelmendi, politikani shqiptar në Gjermani, pjesë e CDU-së.
“Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani”, njofton ai.
Sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshilin Federal, qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:
A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.
Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













