Lajme
Çdo i treti infeksion me koronë në Austri vjen nga Ballkani
Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej në Austri janë importuar 175,364 infeksione me virusin korona
Ministria e Brendshme e Austrisë ka publikuar një raport në lidhje me situatën e Covid -19. Në disa faqe të këtij raporti tregohen vendet nga të cilat aktualisht importohen shumica e rasteve me korona në Austri, shkruan albinfo.at.
Sipas këtij raporti, pothuajse çdo i treti infeksion i ri i importuar në Austri ka prejardhjen nga vendet e Ballkanit.
Austria aktualisht po regjistron numra të rinj rekord të infeksionit. Ditën e enjte janë raportuar më shumë se 43 mijë raste të reja, që përbën edhe numrin e rasteve më të larta të shënuar gjatë pandemisë në Austri, raporton heute.at, ndërkohë, numri i infeksioneve të reja të importuara po bie, transmeton albinfo.at.

Nga gjitha shtetet e Ballkanit, Bosnjë e Hercegovina kryeson listën me 1,611 raste të reja. E ndjekur nga Serbia me rreth 959 raste, Hungaria vjen e treta me 748 raste. Në këtë listë gjendet edhe Kosova, por nuk është në shtetet që përbëjnë numrin më të lartë të rasteve të importuara në Austri.
Qeveria austriake ka reaguar me masa të reja kundër koronës. Prandaj, nga data 1 shkurt do të ndryshojë periudha e vlefshmërisë së certifikatave të vaksinimit. Dy vaksinime ose një vaksinim dhe i rikuperuar nga virusi, janë të vlefshme vetëm për 180 ditë (gjashtë muaj). Ndërsa, certifikata e vaksinimit e përbërë prej tre vaksinave apo dy vaksina dhe një rikuperim mbetet e vlefshme për 270 ditë (nëntë muaj).
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













