Kuriozitete
Super automjeti më i bukur i vitit 2022
Një makinë Ferrari është përzgjedhur si supermakina më e bukur e vitit 2022. Ferrari i ri Daytona, kushton 2 milionë euro, por janë shitur të gjitha pa u prodhuar ende
Një juri ekspertësh në Paris i ka dorëzuar markës italiane çmimin “Grand Prize of Design”, për modelin Daytona SP3.
Ferrari Daytona SP3 u prezantua në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Nga kjo supermakinë do të prodhohen vetëm 599 njësi, që do të kushtojnë rreth 2 milionë euro secili, shkruan Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Me Daytona SP3, Ferrari ka dashur të risjellë në jetë makinën ikonë të viteve 1960, me të cilën dominonte garën e qëndrueshmërisë, kundër Ford GT40, në pistën e Daytona. Makina ka një motor 6,5 litra me 12 pistona, motori më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga Ferrari, i cili e bën makinën të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 339 km/h.
Në vitin 1967, Ferrari zuri 3 vendet e para në garën e Daytona-s, duke bërë që pronari i Ford, Henry Ford, të investonte miliona dollarë për të ndërtuar një makinë në gjendje që të konkurronte “kokëkuqen” italiane. Lufta mes dy prodhuesve tregohet në mënyrë dramatike në filmin hollivudian “Ford vs Ferrari”, të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












